Relacionet me Media

Tradicionalisht familja BUQUKU ka krijuar marredhenie te mira me klient dhe konsumatorin e fundit. Duke iu falenderuar mediave elektronike dhe te shkruara, sot kemi krijuar marredhenie te mira me konsumatoret e produkteve tona kudo qe ata jane.

Fotografitë

Video

Një vit suksesi i industrisë për përpunimin e mishit “Buquku”

Duke ju falënderuar konsumatorëve për besimin, Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për përkrahjën dhe stafit të kompanisë për angazhimin e madhë, mund të themi se pas një viti të hapjes së fabrikës, BUQUKU ka pasur rritjen më të madhe në treg deri më tani. 

Një vjetori i inaugurimit të fabrikës sonë po vjen me një mori suksesesh të cilat në vazhdimësi po e përcjellin kompaninë BUQUKU.

Dhuratën e trashëguar, zejën e kasapit po e vazhdojmë brez pas brezi, që nga viti 1850, por gjithsesi këtë zejë kemi arritë me modernizu dhe me vendos në shkallët më të larta të cilësisë së produktit dhe kujdesit ndaj konsumatorit, por nuk ndalemi me kaq.
Që nga viti 2015 po rritemi me një ritëm të lartë, ritëm i cili duke ju falënderu bashkëpunëtorëve tanë, po na shpije drejt majave të suksesit në industrinë e përpunimit të produkteve të mishit.

Me një rritje të vazhdueshme nga viti në vit po dëshmojmë edhe njëhere që përkrahja e dhënë nga akterët e lartëpërmendur ka qenë në momentin dhe vendin e duhur.
Një rritje në qarkullim nga viti në vit. Nga rritja prej 17 % në vitin 2015 kemi arrit që këtë rritje afërsisht të dyfishojmë në shifrat prej mbi 32% në vitin 2016. 
Logjistika dhe distribuimi gjithashtu ka gëzuar një rritje mjaftë të madhe, afërsisht 40 %, përderisa e rëndësishme është që BUQUKU ka arritë të dyfishojë shtrirjën në treg me produktet e saj, nga 30 % sa ka qenë në vitin 2015 në një shtrirje prej 60 % të tregut me produktet tona.

Si rezultat i sukseseve të lartëcekura është i pakrahasueshëm edhe shtimi i madhë i të punësuarve i cili ka gëzuar një rritje mjaftë të madhë krahasuar me vitet paraprake.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të cekën edhe dy cmime shumë prestigjioze me të cilat kompania jonë “BUQUKU” është shpërblyer gjatë vitit 2016 si Superbrands dhe QUDAL, shpërblime këto që i referohen si brendi me cilësinë më të lartë të mishit të freskët në treg, produkti më i pranueshëm në treg si dhe brendi me ngritje më të madhe të imazhit në treg.

Pra, sot jo vetem që po festojmë 1 vjetorin e hapjës së fabrikës, sukseseve dhe cmimeve të numërta të cilat i kemi pranuar, por gjithësesi po festojmë fillimin e një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm drejt një të ardhme më të mirë.

 Ju Faleminderit.